Pagesa e pensioneve fillon nga e mërkura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pagesa e pensioneve do të filloj nga e mërkura (27 maj), njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Pagesa e parakohshme e pensioneve po realizohet tanimë dy muaj dhe la për qëllim mbrojtjen e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi Kovid-19.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartela të hollat do t’i posedojnë që nga dita e mërkur, 27 maj. Ata pensionin mund ta marrin nga bankomatët. Ndërkohë që marrja e pensioneve në filiale të bankave do të realizohet në katër grupe, që varet nga lartësia e pensionit.

Të mërkurën, më 27.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë deri më 11.000 denarë.

Advertisement

Të enjten, më 28.05.2020 pagesa e pensioneve nga 11.001 deri në 14.000 denarë.

Të premten, 29.05.2020 pagesa e pensioneve nga 14.001 deri në 18.000.

Të hënën, më 01.06.2020 pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy