Pagoi porosinë postare me 100 euro fallco, paraqitet kallëzim penal ndaj 27 vjeçarit nga Veleshta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme – Strugë ka bërë të ditur një rast për falsifikim apo posedim të parave false tek një person nga fshati Veleshtë.

Sipas informacioneve nga SPB, është paraqitur kallëzim penal kundër personit me iniciale A.N.(27 vjeçar) nga fshati Veleshtë i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “falsifikim i parave”.

“Ai ka bërë një pagesë me një kartëmonedhë 100 euro ditën e djeshme kur ka marrë një dërgesë përmes postës së shpejtë. Më pas, kur dërguesi ka dashur të ndërrojë kartëmonedhën në një këmbimore, i është thënë se paratë që janë vënë në qarkullim janë false”, njofton Ministria e Punëvë të Brendshme.

Po merren masat përkatëse deri në zbulimin e plotë të rastit.

Advertisement

Pagoi porosinë postare me 100 euro fallco, paraqitet kallëzim penal ndaj 27 vjeçarit nga Veleshta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy