Pak protestues në protestat e sotshme të OBRM-PDUKM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse partia opozitare maqedonase paralajmëruan “protesta masive për mbrojtjen e Maqedonisë”, sot në protesta kishte pak protestues. Vetëm qindra anëtarë të OBRM-PDUKM-së u bashkuan në thirrjen e Hristijan Mickoskit për bllokim të udhëkryqeve në 10 qytetet në Maqedoni.

“OBRM-PDUKM del me bllokime në Shkup dhe 10 qytete tjera në Maqedoni. Zaev duhet ta thotë se për çfarë bisedohet. Dil për Maqedoninë”, ishte thirrja e Mickoski për protesta.

Ai sqaroi se është në rrugë për protesta për ta ngritur zërrin dhe të merr përgjigje nëse bisedohet rreth identitetit maqedonas, megjithatë rrugët nuk ishin të mbushura me protestues.

Në protestat e stome interes ishte i dobët, madje edhe te anëtarësia e partisë për protestat të cilët përveç Shkupit, dalja ishte më e vogël në Manastir dhe qytetet tjera./Telegrafi/

Advertisement

Pak protestues në protestat e sotshme të OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy