Paketa e re e masave: Pensionistët në Maqedoni me pensione më të ulëta do të marrin 15 mijë denarë për 5 muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me pakon e re të masave kundër krizës, e krijuar nga Qeveria e LSDM-së, ndahen 36 milionë euro për mbështetje financiare për 187.000 pensionistë me pensione më të ulëta.

Nga LSDM thuhet se pensionistët me pensione më të ulëta deri në 14.000 denarë do të marrin 15.000 denarë në llogaritë e tyre në 5 muajt e ardhshëm, 3.000 për çdo muaj.

“Ata që kanë pensione deri në 14.001 deri në 16.000 denarë do të marrin nga 2.000 denarë, ndërsa ata me pensione nga 16.001 deri në 19.000 denarë do të marrin nga 1.500 denarë

Pagesa fillon në dhjetor, për të kaluar muajt e dimrit me më shumë para në buxhetet familjare” thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Advertisement

Ato theksojnë se pensioni minimal është rritur për 25%. Bëhet fjalë për rritje prej 4.200 denarë. /Telegrafi/

Paketa e re e masave: Pensionistët në Maqedoni me pensione më të ulëta do të marrin 15 mijë denarë për 5 muaj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy