Pakistanezi i cili dyshohet se e vrau të dashurën e tij greke, arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pakistanez i dyshuar për vrasjen e të dashurës së tij në Greqi, është zbuluar dhe arrestuar mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, së bashku me një grup migrantësh të paligjshëm, dhe është dorëzuar tek autoritetet greke.

Sipas Agjencionit Informativ të Maqedonisë, Pakistanezi rreth 20-vjeç ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e të dashurës së tij 17-vjeçare, që ndodhi të martën në një lagje të Athinës dhe prej atëherë ai ka humbur çdo gjurmë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm të policisë së të dy vendeve, ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit pakistanez.

Ministria greke e Mbrojtjes Civile, njoftoi se kishte informacione se i dyshuari ndodhej në veri të Greqisë, me qëllim arratisjen në një nga vendet e Evropës Qendrore.

Advertisement

Autoritetet policore në veri të Greqisë kanë kontaktuar menjëherë shërbimet përkatëse nga vendet e Ballkanit dhe ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë, si dhe janë forcuar kontrollet e kalimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në Maqedoninë e Veriut u zbulua një grup imigrantësh të paligjshëm, në të cilët u konstatua se autori i dyshuar i vrasjes së rëndë ishte në mesin e tyre.

Tashmë pakistanezi është dorëzuar autoriteteve greke dhe ministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Takis Theodorikakos, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se “i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçares Nikoleta në Athinë, do të sillet para gjykatës.

Pakistanezi i cili dyshohet se e vrau të dashurën e tij greke, arrestohet në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy