Pala mbrojtëse në rastin “Monstra” sot thotë fjalët përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me fjalët përfundimtarë të palës mbrojtëse sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdoj gjykimi për rastin “Monstra”.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime maksimale për të akuzuarit Halil Demiri dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismaillloviq, të akuzuar për veprën “terrorizëm”.

Ajo theksoi se “bombat” e njoftuara nga opozita e atëhershme nuk zbuluan ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lidhje me vrasjen e pesëfishtë.

“Asnjë fakt i rëndësishëm nuk doli nga bisedat e përgjuara. Nevoja për t’i paraqitur ato ishte nevoja për të kërkuar të vërtetën, por edhe për të hedhur poshtë të gjitha dyshimet që kanë lindur gjatë viteve”, tha Fetai.

Advertisement

Pas deklaratave të saj, familjarët e të akuzuarve organizuan protesta në Shkup, ku edhe kërkuan shkarkimin e Fatime Fetait./Telegrafi/

Pala mbrojtëse në rastin “Monstra” sot thotë fjalët përfundimtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy