Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior në veriperëndim.

Nga DPHM bëjnë me dije se temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.

Moti do të qëndrojë i qëndrueshëm deri në fund të ditës së martë, ndërsa valë e re me lagështi do të nisë gjatë natës deri të mërkurën nga veriperëndimi. Reshjet do të jenë nga reshjet e shiut, të mërkurën nga bora në malet e larta, ndërsa të enjten do të ketë borë në disa vende në veriperëndim dhe në vendet më të larta. Të enjten reshjet e shiut do të ndalen gjatë ditës, ndërsa në fillim të fundjavës së ardhshme priten reshje të tjera. Paradite të së martës dhe të mërkurës do të ketë kushte me mjegull./Telegrafi/

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy