“Parcelat në Vodno”: Dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në vitin 2018, para arratisjes së Gruevskit, marrëveshje për qira më solli Alek, të formosura nga kryeministri Nikolla Gruevski për ta nënshkruar unë dhe t’i kthejmë. Marrëveshjet  ishin se në afat prej pesë vitesh do të renovohen pa kurrfarë kompensimi”, tha dëshmitarja Stojanovska.
Në pyetjen e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare të Gruevskit, Stojanovska tha se asnjëherë nuk është takuar, as në telefon nuk ka biseduar me Nikolla Gruevskin.
E pyetur nëse është e sigurtë ose vetëm mund të supozojë se ato banesa janë të Gruevskit, dëshmitarja tha “po”, mundem vetëm të supozoj.
Në pyetjen e avokatit Elenko Millanov, nëse paratë për banesën dhe tokën janë siguruar nga Aleksandar Ivanovski, dëshmitarja tha po, duke potencuar se ai asnjëherë nuk i ka shfrytëzuar.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurja publike Lile Stefanova.
Në seancën e sotme së pari ishte dëgjuar dëshmitarja Biserka Jovkovska Qaeva, e cila së bashku me bashkëshortin ka blerë banesë prej 57 metra katror në rrugën “Bihaqka”, të cilën pastaj e ka shitur.
Dëshmitari i dytë ishte dëgjuar Ilija Geçev, pronar i IGM Trejd, i cili tha se në vitin 2012 ka biseduar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për një tokë në Vodno.
I pyetur se cili ka qenë çmimi i parcelës, Geçev tha se ka qenë rreth një milion e dyqind-treqind mijë euro.

“Parcelat në Vodno”: Dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy