Partitë opozitare në Maqedoni: BDI po e rrënon shtetin, për ta mbajtur pushtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare në RMV, sot kanë akuzuar BDI-në se po tenton me çdo kusht ta kthejë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Fronti opozitar shqiptar sot në konferencë për shtyp thanë se “BDI po rrënon shtetin, për ta mbajt pushtetin”.

Ata shprehën mbështetje për gjyqtarët e Gjykatës Supreme, për të cilët thanë se gjenden nën presion të madh me kërkesat për ta kthyer Nikolla Gruevskin.

“Siç e dimë dhe siç kemi marrë informacione nga disa denoncues, BDI dhe individë të caktuar që janë instaluar në kryesinë e kësaj partie vazhdojnë të ushtrojnë një presion të paprecedentë ndaj gjyqtarëve në këtë Gjykatë, duke dëshmuar kështu se janë kthyer nga një parti politike në tiranë, dhe se me forcën dhe pushtetin e tyre politik dëshirojnë të rrënojnë çdo shtyllë të demokracisë. Kjo nuk është për t’u çuditur aspak, por është edhe një indikator që duhet të shërbejë si vetëdijesim për të gjithë ne, që kjo parti politike, është bërë një sinonim i hipokrizisë, duke vepruar kundër çdo vlere europiane teksa thirret në të njëjtat”.

“Nuk mund të jesh pro-europian dhe të bësh presion gjyqësorit. Nuk mund të jesh pro-europian dhe të jesh pjesë e çdo afere korruptive. Nuk mund të jesh pro-europian dhe të veprosh kundër demokracisë. Këto janë një tregues tjetër, se BDI-së, nuk i intereson BE-ja dhe ndryshimet kushtetuese. Ata kanë nevojë që Gruevski të përpiqet të bëjë pazar politik me OBRM-PDUKM-në për hyrjen në një qeveri të zgjeruar, duke bërë pazare me deputetët e ardhshëm të LSDM-së”, thanë udhëheqësit e partive opozitare shqiptare.

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se i vjen keq për nivelin në të cilin kanë rënë Ali Ahmeti dhe BDI, duke shtuar se këtë populli do ta dënojë ashpër ditën e zgjedhjeve./Telegrafi/

Partitë opozitare në Maqedoni: BDI po e rrënon shtetin, për ta mbajtur pushtetin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy