Pas festave në Ohër, kallëzime penale për pronarët e plazheve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas festave në Ohër, kallëzime penale për pronarët e plazheve

Qindra të rinj nga e gjithë Maqedonia zbaviten në plazhet në Gradishte të Ohrit, pa i respektuar masat për mbajtjen e maskave dhe distancën e nevojshme sociale. Kjo mund të shihet në incizimet e publikuara në rrjetet sociale. Nga MPB thonë se mosrespektimi i masave gjobitet.

“Sa i takon masave dhe protokolleve për covid-19, policia edhe dënon, kurse për operatorët ekonomikë dhe objektet gastronomike vazhdojnë kontrollet e përbashkëta me inspektoratin shtetëror të tregut dhe DAP-in. Ne jemi të orientuar të veprojmë në mënyrë parandaluese, kontrollojmë dhe dënojmë në vazhdimësi”, thonë nga MPB.

Nga Inspektorati i tregut në Ohër përgatisin padi penale kundër pronarëve të objekteve në Gradishte. Thonë se në hapësirë të vogël kanë takuar shumë njerëz.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Festë në kafene në Ohër, askush nuk i respekton masat për COVID-19

“Për shkak të mosrespektimit të masave kundër Korona virusit, është konstatuar mosrespektimi i mbajtjes së distancës, mosrespektim i protokollit për shërbimin e mysafirëve me uljen, janë konstatuar shkelje te objektet në Gradishte në plazhet 2 dhe 3 dhe përgatitet material për ngritjen e padive penale kundër personave juridik”, deklaroi Cvetko Risteski, Inspektorati i tregut – Ohër.

Advertisement

Janë ngritur edhe 12 kallëzime kundërvajtëse në Ohër dhe pesë në Strugë kundër objekteve hotelerike dhe lokaleve të tjera që nuk i kanë respektuar protokollet. Në 24 orët e kaluara policia ka shqiptuar 170 gjoba për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në rajonin e SPB-Ohër nëpunësit policorë kanë konstatuar 170 shkelje për mosmbajtjen e maskave edhe atë 90 në Ohër, 46 në Strugë. Pjesa më e madhe janë për mosmbajtjen e maskave në plazh.

Pas festave në Ohër, kallëzime penale për pronarët e plazheve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy