minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pas motit të ligë në Shkup, mblidhet Shtabi i Krizave - Struga.info


Pas motit të ligë në Shkup, mblidhet Shtabi i Krizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas motit të ligë në Shkup, mblidhet Shtabi i Krizave

Pas stuhisë që goditi Shkupin, kryetarja Danella Arsovska ka thirrë mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave, ka njoftuar Bashkia e Shkupit.

Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë që goditi Shkupin pasditen e sotme, shkaktoi përmbytje të rrugëve, nënkalimeve, shtëpive dhe oborreve. Ka edhe pemë dhe degë të thyera. Shiu i dendur dhe qyteti e bëjnë të vështirë lëvizjen në rrugët të cilët janë nën ujë.


Moti i ligë kaplon Shkupin, shiu vërshon disa rrugë

Advertisement

QKM informon se nga stuhia pasditen e sotme përveç Shkupit janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari, Shën Nikolla.

DPHM njofton se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten. /Telegrafi/

The post Pas motit të ligë në Shkup, mblidhet Shtabi i Krizave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy