Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij, në emër të prindërve dhe në emër të bashkëshortes.

Nga pasuria që ai e ka publikuar në KSHPK, shihet se Kasami më shumë pasuri ka në emër të prindërve. Ndërsa në emër të bashkëshortes ka ar dhe tokë në Bogovinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Shtëpi 150 mijë euro në Shkup dhe shumë patundshmëri në emër të prindërve – kjo është pasuria e Arben Taravarit

Advertisement

Më poshtë e keni pasurinë e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

– Tokë në Bogovinë në emër të bashkëshortes (3650 metër katrorë – 800.000,00 denarë ose 13.017 euro)

Advertisement

– Oborr në Tetovë në emër të prindërve (196 metër katrorë – pa vlerë të caktuar)

– Tokë në Tetovë në emër të prindërve (473.5 metër katrorë – 3.202.500,00 denarë ose 52.110 euro)

– Tokë në Zhelinë në emër të prindërve (1.469 metër katrorë – 600.000,00 denarë ose 9.763 euro)

– Shtëpi në Tetovë në emër të prindërve (525.8 metër katrorë – 8.188.800,00 denarë ose 133.246 euro)

Advertisement

– Ar në emër të bashkëshortes (1.200.000,00 denarë ose 19.526 euro)

– Makinë Mercedes C220 në emër të prindërve (800.000,00 denarë ose 13.017 euro)

– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (1.254.440,00 denarë ose 20.412 euro)

– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (2.332.000,00 denarë ose 37.945 euro)

Advertisement

– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (623.000,00 denarë ose 10.137 euro)

– Pasuri në emër personal të realizuar në vitin 2016 (2.632.562,00 denarë ose 42.836 euro)

– Të ardhura mujore nga qiraja në emër personal (12.300,00 ose 200 euro)

– Tre xhirollogari bankare (pa vlerë të përmendur)./Telegrafi/

Advertisement

Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit

 

Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy