Pendarovski-Holstein: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjermania ishte dhe do të jetë partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat”, tha sot ambasadorja e re gjermane në Shkup, Anke Gizela Holshtajn, në dorëzimin e letrave akredituese tek presidenti Stevo Pendarovski.

Ambasadorja Holstein, tha se Maqedonia e Veriut në vitet e kaluar ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarësimi në NATO, marrëveshjet e rëndësishme me vendet fqinje Greqinë dhe Bullgarinë dhe së fundi drita e gjelbër për nisjen e negociatave me BE-në, janë suksese për të cilat ju uroj me gjithë zemër”, tha ambasadorja.

Ndërsa presidenti Pendarovski, duke i uruar mirëseardhje ambasadores, tha se Maqedonia e Veriut dhe Gjermania çdo herë kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe partneriteti.

Advertisement

Pendarovski e falënderoi ambasadoren e re për ndihmën gjermane për Maqedoninë e Veriut në luftën ndaj pandemisë COVID-19./Telegrafi/

Pendarovski-Holstein: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy