Qeveria e Maqedonisë së Veriut me fotografi nga Gjermania promovon turizmin vendor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë një gafë në lidhje me masën ekonomike, për të promovuar turizmin vendor, pas përhapjes së Covid-19.

Ata vendosën që të promovojnë pushimet në vend, me një fotografi të Simon Migaj, e cila është realizuar në Gjermani.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Ministria e Ekonomisë e cila është përgjegjëse për këtë masë, ka vendosur ta ndryshojë fotografinë dhe të deklarohet në lidhje me këtë lëshim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se fotografia e cila ka qenë fillimisht, edhe pse nuk ka qenë në Maqedoni, e kanë përdorur me të gjitha të drejtat autoriale.

Advertisement

“Si Ministri e Ekonomisë gjatë promovimit të masës, përmes kësaj platforme theksin e kemi vendosur tek promovimi i potencialeve turistike të Maqedonisë së Veriut. Platforma do të ndërtohet me të dhëna të reja për kapacitetet dhe vendet ku qytetarët tanë do të mund t’i shfrytëzojnë kuponët për nxitje të turizmit vendor, ku të gjithë qytetarët që do të vendosin të pushojnë në vendin tonë, do të mund t’i shohin bukuritë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Më herët reagoi edhe autori i fotografisë që u përdor nga autoritet e Maqedonisë, Simon Migaj. Ai në llogarinë e tij në Instagram, veprimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e vlerësoi si tregimi qesharak i javës.

“Tregimi qesharak i javës. E ndaj këtë fotografi pa pagesë në web dhe disa herë ajo përfundon në vende të çuditshme. Për momentin është aktuale në rrjetet sociale pasi Qeveria e Maqedonisë ka vendosur ta përdorë për promovim të turizmit të tyre dhe qytetarët mundohen të zbulojnë ku është ky vend. Kjo është Konigse në Gjermani”, ka shkruar Migaj.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut si masë për zbutje të pasojave ekonomike nga përhapja e Covid-19, ka vendosur që të ndajë kuponë për qytetarët, të cilët do të mund t’i përdorin në kapacitetet hotelerike vendore./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me fotografi nga Gjermania promovon turizmin vendor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy