Pendarovski: Propaganda nga vendet e treta dhe lajmet e rreme janë rrezik për rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën virtuale “Para së ardhmes – Përgatitjet për NATO 2030” në organizim të Klubit Atlantik në Bullgari, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të tij.
Duke e uruar jubilarin domethënës për organizatën, presidenti Pendarovski foli për përfitimet të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka nga anëtarësimi në NATO, pas dy dekadave të statusit kandidat dhe në sërë krizash.

Mes leksioneve të mësuara nga historia më e re, siç tha presidenti Pendarovski, është rëndësia e paralajmërimit të hershëm, veçanërisht sot, kur sfidat janë të dyfishuara dhe më të komplekse, përfshirë luftën kibernetike dhe hibride, apo sfidën më të re – menaxhimin me pandeminë, e cila përveç pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ka edhe pasoja të sigurisë.

Me rëndësi për stabilitetin e bashkësisë transatlantike është kohezioni midis partnerëve, sepse, siç theksoi presidenti Pendarovski “asnjë problem në Ballkan nuk do të zgjidhej në tre dekadat e fundit, nëse nuk sinkronizoheshin SHBA-ja dhe Evropa”.

Pendarovski u përqendrua edhe në non-pejperët e liferuara kohët e fundit, në të cilat përmendet dryshim i kufijve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, asnjë qeveri e përgjegjshme apo politikan në Evropë nuk do ta mbësgtesë këtë ide të rrezikshme, por, sipas tij, propaganda nga palët e treta nuk përjashtohet. Shefi i shtetit theksoi se në rajon ende ka shumë histori e cila na mban të gjithëve në sediljet e pasme në Evropë.

Advertisement

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova në fjalimin në konferencë theksoi se siguria evropiane është një aspekt shumë i rëndësishëm për të gjithë. Ajo bëri thirrje në ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës në pjesën e autorizimit të përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtme, pasi ato nuk janë zgjidhur mirë.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana paralajmëroi se aktivitetet ruse në Detin e Zi dhe i vlerësoi si sfidë për të gjithë në rajon, duke përkujtuar në aneksionin e Krimesë nga Rusia, që, sipas tij, e ka treguar natyrën e Moskës. Xhoana theksoi se sulmet kibernetike dhe fushatat për dezinformim janë sfidë më e madhe sot, jo vetëm për shtetet, por edhe për NATO-n dhe shtoi se nevojitet veprim i përbashkët që të parandalohen.

Në forumin virtual fjalime do të mbajnë edhe tre ish sekretarë të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, Xhorxh Robertsoni dhe Jap de Hop Sheferi, si dhe ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së Majkëll Marfi. Në konferencë merr pjesë edhe ish presidenti i Bullgarisë Petar Stojanovi, në kohën e të cilit në vitin 1997 vendi aplikoi për hyrje në NATO.

Pendarovski: Propaganda nga vendet e treta dhe lajmet e rreme janë rrezik për rajonin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy