Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Radio Evropën e Lirë ka komentuar operacionin statistikor të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në vend.

Sipas tij me kalimin e kohës duhet që përkatësia etnike të hiqet gjatë procesit të numërimit.

“Edhe po të duam, ne nuk mund plotësisht të dalim nga kjo matricë e numërimit sipas përkatësisë etnike sepse në Kushtetutën tonë ekziston një dispozitë që thotë se të drejta dhe statuse të caktuara u përkasin atyre komuniteteve jo shumicë që janë së paku 20 për qind e popullsisë, kështu që kjo është një dispozitë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është dispozitë e Kushtetutës sonë, ne duhet ta respektojmë këtë”.

“Së fundmi festuam 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë, mendoj se numërimi vetëm sipas përkatësisë etnike duhet të bëhet pjesë e historisë”, tha Pendarovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sot ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive në Maqedoni, ndërsa do të përfundojë në fund të shtatorit. Sipas Entit Shtetëror për Statistika, i cili është organi kryesor për procesin e regjistrimit, rezultatet do të dihen pas katër muajve./Telegrafi/

 

Pendarovski: Regjistrimi sipas përkatësisë etnike duhet të bëhet pjesë e historisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";