Pendarovski: Shpresoj për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 15 korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e përshëndet marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik.

Siç kumtuan nga Kabineti i tij, presidenti Pendarovski shfaq pritje se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që po fillon negociata me BE-në.

“Konsensusi i arritur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas presidentit Pendarovski është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik përmes të cilit sillen vendime të harmonizuara dhe vendime kryesisht në interes të qytetarëve të vendit tonë”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të shtetit.

Pendarovski: Shpresoj për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 15 korrik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy