Pendarovski: Lufta për më shumë të drejta dhe mundësi të barabarta duhet të vazhdojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta për më shumë të drejta dhe mundësi të barabarta duhet të vazhdojë derisa edhe personat më të prekur nga ne të
gëzojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të pranojnë që jetojmë me njëritjetrin pavarësisht nga dallimet tona. Pozicioni i njerëzve LGBTI në vend është akoma në një nivel të palakmueshëm, shumë prej tyre jetojnë në frikë nga
pranimi shoqëror dhe statusi shoqëror, thotë presidenti Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e 17 majit – Ditës ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë. “Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobobisë – 17 maji këtë vit, për fat të keq, e presim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili hyri në fuqi një vit më parë. Ligji për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi ishte një hap i madh, duke ndaluar çdo diskriminim të bazuar në racë, ngjyrën e
lëkurës, origjinën, kombësinë ose përkatësinë etnike, gjininë, orientimin seksual, identitetin gjinor, përkatësisë të një grupi të margjinalizuar, gjuhës, shtetësisë, bindjen religjioze ose fetare, bindjen shoqërore, bindje të tjera, pengesa, mosha, familja ose statusi martesor, statusi i pasurisë, gjendja shëndetësore, statusi personal dhe statusi shoqëror ose çfarëdo baze tjetër”, thekson shefi ishtetit në porosi. /MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy