Pendarovski: Vrasja e dyfishtë tregoi se strukturat radikale janë aktive!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vrasja e dyfishtë makabre nxori në sipërfaqe faktin se një pjesë e strukturave radikale, jo vetëm që janë aktive në vendin tonë, po politika e tyre dhe gjuha e urejtes mund të rezultojë me pasoja tragjike – tha Presidenti Pendarovski në Konferencën e djeshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Sipas tij, duhet luftë e vazhdueshme kundër ekstremistëve, pa kalkulime ditore politike, pasi koha e nacionalizmit në rritje nuk është duke e anashkaluar vendin tonë.

“Fatkeqësisht, gjithnjë e më shpesh jemi dëshmitarë të provokimeve nacionaliste që vijnë nga qarqe të caktuara politike dhe fetare, me të vetmin qëllim që përmes imponimit të qëndrimeve të tyre ta cënojnë stabilitetin dhe ta minojnë rendin demokratik. Një pjesë e madhe e këtyre sulmeve janë si rezultat I fushatave propaganduese nga qendra të huaja ose infiltrimit direkt dhe mbështetjes nga organizata politike radikale”, tha Stevo Pendarovski.

Sipas Presidentit, të gjitha kritikat që vijnë nga nacionalistët apo të ashtuquajturit sovranistët nga provinenca të ndryshme ideologjike se të drejtat e njeriut janë krijime të liberalizmit perëndimor paraqesin justifikime për të legjitimuar represionin e brendshëm ose për raste të agresionit të jashtëm.

Advertisement

Pendarovski: Vrasja e dyfishtë tregoi se strukturat radikale janë aktive! shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy