Për një javë, numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoni shënoi rritje rreth 65 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një periudhë një javore numri i rasteve pozitive në Maqedoni është rritur me rreth 65 për qind.

Për momentin, Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk rekomandon masa të reja, ndërsa masat aktuale për vendosjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, qendrat shëndetësore, farmacitë, shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara mbeten të vlefshme.

Në një deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Dr. Zlate Mehmedoviç dje ka theksuar se për marrjen e masave të reja është e nevojshme të monitorohen edhe parametrat tjerë, si objektet spitalore dhe numri i të vdekurve nga Covid-19, konkretisht të analizohen statistikat.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive njoftoi në periudhën e kaluar se masat që do të ndërmerren do të jenë në drejtim të parandalimit dhe do të jenë në përputhje me parametrat që monitorojmë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe ky nuk është vetëm numri i të sapoinfektuarve, por edhe kapacitetet spitalore, gjegjësisht plotësimi i spitaleve, si dhe numri i vdekjeve që regjistrohen sipas statistikave ditore të Covid-it”, thotë Mehmedoviç.

Advertisement

Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit është gjithashtu duke u zhvilluar.

Dozën e katërt mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, në të gjitha pikat e vaksinimit pa termin.

Vaksinimi me dozën e katërt, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, është planifikuar të kryhet me vaksinën mARN të “Pfizer” apo “Moderna”.

Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

Advertisement

Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientë me dializë, pacientë me transplantim, pacientë onkologjikë, pacientë me imunitet të kompromentuar dhe pacientë që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç.

Për një javë, numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoni shënoi rritje rreth 65 përqind shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy