Nga 1 dhjetori 2021, në tregun e vendit është i ndaluar përdorimi i qeseve plastike për një përdorim, ndërsa në markete dhe në treg të gjelbërt lejohen vetëm qeset e biodegradueshme, të cilat tarifohen me 15 denarë.
Sipas Ligjit për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të ambalazhimit, mjetet nga shitja e qeseve janë grumbulluar në një fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe deri në fund të vitit 2022 janë grumbulluar gati dy milionë euro.
Ligji parashikon që mjetet e grumbulluara në këtë fond të përdoren për projekte mjedisore, ndërsa ministria e mjedisit dhe planifikimit hapsionor ka thënë për MIA se mjetet nga grumbullimi i qeseve plastike shpërndahen sipas programit të miratuar dhe do të shfrytëzohen për blerjen e kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave dhe një pjesë për një fushatë për ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e përzgjedhjes dhe mundësitë e riciklimit.
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Qëllimi i masës nuk është tarifimi i qeses, por dekurajimi i qytetarëve nga përdorimi i tyre. Edhe këtu kemi zbatuar parimin– ndotësi paguan dhe mjetet e grumbulluara kthehen në projekte për reduktimin e mbeturinave dhe vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave”.
Ndalimi i plotë i përdorimit të qeseve plastike dhe okso-biodegradueshme në tregjet e vendit fillimisht ishte menduar të hynte në fuqi më 1 qershor të këtij viti, por para këtij afati, Ministria mjedisit dhe planifimit hapsinor njoftoi se do të hyjë në fuqi në 1 qershor 2024.
The post Për një vit në Maqedoni grumbullohen rreth dy milionë euro nga qeset plastike appeared first on Telegrafi.