Për Petkovin është e pranueshme, por jo edhe heqje të vetos për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Evropës është në interes edhe të Bullgarisë, por jo para se aty të garantohen të drejtat e bullgarëve, deklaroi kryeministri bullgar, Kirill Petkov.

Ai në intervistë për televizionoin bullgar “Nova” mohoi se është arritur marrëveshje deri në qershor për heqje e vetos së Bullgarisë. Sipas tij, asgjë nuk do të bëhet pa votimin në Parlament dhe debat të gjerë publik.

“Nëse të drejtat e bullgarëve me ndryshimin e Kushtetutës janë garantuar nga BE-ja, me fjalë tjera ndryshimi duhet të jetë pjesë nga pakoja e masave të përfshira në Marrëveshjen për Republikën e Maqeodnisë së Veriut dhe detyra e tyre është ta ndryshojnë Kushtetutën në rrugë drejt Evropës, kjo është tanimë një hap para”, tha kryeministri.

Ai vlerëson se vetoja duhet të zhvendoset, e jo të hiqet.

Advertisement

“RMV-së ia japim rrugën drejt Evropës, por kjo rrugë është e shtruar me kërkesa dhe obligime, qartë e vendosur në kornizë dhe në atë mënyrë e shfrytëzojmë tërë Evropa që ta sigurojmë përparimin që e dëshirojmë si bullgarë”, sqaroi Petkov.

Ai tha se kapitulli i parë për hyrje në BE nuk mund të hapet pa u ndryshuar Kushtetuta. Pastaj shtoi, tanimë nuk duhet ta “ndryshojnë Kushtetutën sepse Bullgaria e dëshiron këtë, por sepse e tillë është marrëveshja e tyre me BE-në, e cila e definon rrugën e RMV-së si vend anëtar”.

“Ne duhet ta kërkojmë këtë, duhet ta vendosim në marrëveshje. Nuk duhet të presim që dikush të na kryejë detyrën. Punën më të marrë që do të bënim tani është të pengohemi kundër interesit bullgar. Tani aty kemi qeveri normale dhe ajo është e gatshme t’i ndërmarrë obligimet e saj përmes marrëveshjes evropiane”, thotë kryeministri Petkov.

Bullgaria tanimë dy vite e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në me pohimin se vendi e vjedh historinë bullgare dhe se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Një nga kërkesat bullgare është edhe vendosja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Për Petkovin është e pranueshme, por jo edhe heqje të vetos për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy