Për shkak të presionit në opinion, Mariçiq do ta tërheqë kërkesën për faljen e 48 të burgosurve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje u raportua se ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, do të dorëzojë kërkesë për faljen e 48 personave, të dënuar me burg për vepra të ndryshme.

Alsat publikoi listën e personave, për të cilët ministri Mariçiq, e kishte ndërmend të kërkojë të falen pjesërisht ose plotësisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listë ishin 48 të dënuar, për të cilët për 45 prej tyre kërkohet falje e pjesshme, ndërsa për tre falje e plotë. Në listë përveç Sead Koçan dhe Boban Iliq, është edhe Aleksander Vasilevski i dënuar për terrorizëm mbi ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Por, për shkak të presionit në opinionin publik, jozyrtarisht mësohet se Mariçiq sot do ta tërheq kërkesën e tij.

Advertisement

Burime brenda Komisionit për falje, për Alsat bëjnë të ditur se materiali në të cilin mes tjerëve kërkohet edhe falja e Sead Koçan, Aleksander Vasilevski (Ninxha) dhe Boban Iliq do të tërhiqet për shkak të presionit nga opinioni publik.

 

Për shkak të presionit në opinion, Mariçiq do ta tërheqë kërkesën për faljen e 48 të burgosurve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy