Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga MPJ njoftojnë se për shkak të zjarreve të fuqishme që sot u zgjeruan në rajonin e Antalia-s, në Republikën e Turqisë, Ministri i Punëve të Jashtme e anuloi vizitën e nesërme zyrtare në Ankara, në të cilën ishin planifikuar të realizoheshin takime me përfaqësues të lartë të Republikës së Turqisë, mes të cilëve me homologun e tij, Mevlut Çavushogllu.

“Ministria e Punëve të Jashtme me keqardhje po e ndjek situatën me zjarret në territorin e Turqisë mike, duke e mbështetur aksionin aktual masiv zjarrfikës që sa më shpejtë të arrijë ta vë nën kontroll situatën”, thonë nga atje./Telegrafi/

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy