Përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së votuan për pranimin e Kosovës në KE, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së votuan për pranimin e Kosovës në KE, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë

Me 131 vota “për” Asambleja e Parlamentit të BE-së mbrëmë miratoi raportin e deputetes Dora Bakojani me të cilën rekomandohet që Kosova të jetë e ftuar për tu bërë anëtare e kësaj organizate. Kosovës tani i nevojitet vetëm edhe një hap për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, nevojitet votimi i ministrave për punë të jashtme të Këshillit e cila është planifikuar për muajin maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër kanë votuar 29, ndërsa të përmbajtur ishin 11 deputetë. Në mesin e deputetëve të cilët votuan raportin ishin edhe dy përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Këshillit të Evropës, Darko Kaevski nga LSDM dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI, ndërsa Aleksadar Nikolloski dhe zëvendësi i tij Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM nuk kanë udhëtuar për në Strasburg.

Lexo po ashtu
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, deputetët që votuan kundër dhe procedurat tutje drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës

Advertisement

Nga BDI thonë se një vendim i tillë i OBRM-PDUKM-së ka për qëllim që ta kthejë shtetin në gjendjen e para vitit 2008.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për politikën e përçarjes dhe izolimit të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, duke e shpallur hapur politikën ruse dhe serbe ndaj Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje opozitës shqiptare që të mbështesë politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe të mos promovojë politika pro-ruse që duan të destabilizojnë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në tërësi”, thonë nga BDI.

Advertisement

Pas miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës tani duhet ta dërgojë propozimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar me dy të tretat.

Takimi i Komitetit të Ministrave duhet të mbahet në mes të majit në Strasburg./Telegrafi/

Përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së votuan për pranimin e Kosovës në KE, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy