Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për pagën minimale në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar edhe takimi i sotëm mes Lidhjes së Sindikatave dhe Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe pagesë të regresit – K-15.

Takimi ka përfunduar pa sukses dhe sipas asaj që u deklarua, problemi qëndron te punëdhënësit.

“Punëdhënësit nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Insistojnë që të ndihmohen vetë, kurse ne të gjindemi kush ku të mundet”, u tha pas takimit.

Sipas tyre, Qeveria tashmë ka një analizë e cila tregon se si në mënyrë sistemore do të arrihet deri te paga minimale prej 18 mijë denarësh.

Advertisement

“Për këtë e inkurajojmë Qeverinë, sepse e shohim se është nën anën tonë, në bazë të kësaj analize që ata e kanë bërë, të qëndrojnë prapa nesh punëtorëve dhe të japë atë çfarë ne e kërkojmë”, u tha më tej.

Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për pagën minimale në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy