minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Përfundon pa marrëveshje takimi në mes Zaevit dhe Mickoskit - Struga.info


Përfundon pa marrëveshje takimi në mes Zaevit dhe Mickoskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili u mbajt me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

Takimi zgjati afër tre orë, ndërsa në fund nuk pati marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetarët e të dy partive pas takimit u prononcuan për media, por nuk zbuluan detaje nga takimi.

Ata thanë se bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të vazhdojnë ditëve në vazhdim.

Advertisement

Ndryshe, LSDM kërkon që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është kundër, pasi vlerëson se jeta e qytetarëve do të vendoset në rrezik./Telegrafi/

The post Përfundon pa marrëveshje takimi në mes Zaevit dhe Mickoskit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy