Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët që protestojnë kundër pranimit të propozimit francez janë mbledhur sërish sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestat kundër propozimit francez mbështeten edhe nga partitë opozitare OBRM-PDUKM dhe “E Majta”.

Në Kuvend, nga ana tjetër, për të dytën ditë po vijon debati për Informacionin për përmbajtjen e propozim-Kornizës negociataore për fillimin e negociatave të anëtarësimit të RMV-së në BE.

Para dhe përreth objektit të Kuvendit ka sigurim policor, ndërsa rruga para Kuvendit është e mbyllur për komunikacion./Telegrafi/

Advertisement

Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy