Personat me nevoja të posaçme në Maqedoni, kërkesë në MASH

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni “Ndryshojmë” kërkon formimin e një Agjencie nacionale për asistentët arsimor I cili do të ndihmonte në mënyrë të saktë detektimin e gjendjes dhe problemeve me të cilat përballen nxënësit me nevoja të posaçme nëpër shkolla. Një kërkesë të tillë ky koalicion e ka dorëzuar deri në ministrinë e Arsimit, përmes së cilës pretendojnë përmirësimin e gjendjes së nxënësve me nevoja të posaçme. Kjo kërkesë vjen pas pakënaqësive të shumta të funksionimit të këtyre nxënësve nëpër shkolla.

“Asistentët e deri tanishëm nuk i kanë përmbushur nevojat e nxënësve me nevoja, sepse ka pasur raste kur 1 asistent është angazhuar për 3 fëmijë duke lënë përsëri prindërit që zgjidhjen ta gjejnë vetë dhe të mbesin mbrapa me mësime duke humbur kështu edhe një vit shkollor. 1:15 Morëm mbështetje nga ana e ministrit dhe si shoqatë do ta zgjerojmë aktivitetin tonë”, Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.

Që çdo nxënës me nevoja të posaçme të ketë asistentin personal, Koalicioni thotë se është e nevojshme çdo fëmijë të pajiset me dokumentin për kualifikim ndërkombëtar I cili përcakton funksionalitetin e fëmiut.

“ Është e nevojshme që Kualifikimi ndërkombëtar që përcakton funksionalitetin e fëmijëve t’i forcojë shërbimet dhe njëkohësisht mënyrën e caktimit të vlerësimit të fëmijëve të mos jetë direkt përmes MKF-së por të jenë përmes “Termini Im” dhe përmes terminëve të mund ta realizojë të drejtën për të pasur asistent personal”, tha Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.

Advertisement

Këtë vit në gjithë shkollat e vendit kanë qenë të angazhuar 720 asistent arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme, numër ky i cili është për 220 më I lartë se një vit më parë. Nga shoqatat e personave me nevoja të posaçme thonë se nuk kanë pasur përgjigje nga MASH nëse këtë vit do ketë punësime të reja të asistentëve shkollor. /Alsat/

Personat me nevoja të posaçme në Maqedoni, kërkesë në MASH shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy