Personel mjekësor nga Gjevgjelia do të ndihmojnë kolegët e tyre në spitalin “8 Shtatori”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre infermiere nga spitali i përgjithshëm nga Gjevgjelia me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të mungesës së kuadrit janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku u janë bashkangjitur kolegëve të tyre për ballafaqim me Covid-19, informoi drejtori i spitalit të Gjevgjelisë, Mitko Krexhev.

“Gjatë ditës së djeshme infermieret kanë arritur në Shkup, ku me koleget e spitaleve në vend kanë kaluar një proces për njohjen e protokolleve dhe punës dhe nga sot ato tashmë janë shpërndarë nëpër punë e spitaleve ku ka nevojë më shumë për to”, tha Krexhev.

Ai tha se personeli mjekësor nga Gjevgjelia do të jetë përkohësisht i angazhuar si ndihmë në spitalin “8 Shtatori” për një periudhë prej 14 ditëve./Telegrafi/

Personel mjekësor nga Gjevgjelia do të ndihmojnë kolegët e tyre në spitalin “8 Shtatori” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy