Përveç Shkupit, edhe qytete të tjera janë përfshirë nga moti i keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përveç Shkupit edhe qytetet të tjera janë përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme.

Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave informojnë se nga stuhia e pasdites së sotme, përveç Shkupit, janë përfshirë edhe qytetet e Shtipit, Velesit, Demir Hisarit, Shën Nikollë.

Nga DPHM-ja njoftojnë se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten, sidomos pasditeve.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për breshër.

Advertisement

Përveç Shkupit, edhe qytete të tjera janë përfshirë nga moti i keq shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy