Pesë muaj COVID-19 në Maqedoni: Virusi vërtetohet te 9.934 persona, prej tyre 460 humbën jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para pesë muajve u regjistrua rasti i parë me coronaviurs më 26 shkurt te një grua e cila erdhi nga Italia dhe prej atëherë e deri tani virusi është vërtetuar te 9.934 persona. Prej tyre 5.357 janë shëruar, 4.117 janë raste aktive dhe 460 persona humbën jetën.

Gjatë këtij muaji ishin rekordet negative të të infektuarve dhe të vdekurve që nga fillimi i epidemisë. Numri i të diagnostifikuarve të rinj në 24 orë tejkaloi edhe shifrën prej 200. Më 10 korrik numri i rasteve të reja ishte 205 ndërsa më 18 korrik 241 persona. Më 2 korrik humbën jetën 15 pacientë, që është numri më i madh për 24 orë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri dje janë vërtetuar 9.934 pacientë nga 94.092 testime të bëra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se gjatë këtyre dy javëve edhe pse kishim rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, përqindja e pacientëve të hospitalizuar është zvogëluar për 2%.

Advertisement

“Gjatë dy javëve të kaluara, edhe pse kishim rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie prej 2%, përkatësisht nga 11.5% më 15 korrik në 9.7% më 23 korrik”, thekson Filipçe

Ai theksoi se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk është më e madhe se 12%./Telegrafi/

Pesë muaj COVID-19 në Maqedoni: Virusi vërtetohet te 9.934 persona, prej tyre 460 humbën jetën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy