Pesë të infektuar me coronavirus nga fluturimi Shkup-Turku i ditës së martë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë pasagjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga gjithsej 146 udhëtarë nga fluturimi i së martës në linjën Shkup-Turku.

Miko Pietilla, shefi i spitalit regjional në jugperëndim të Finlandës njoftoi se dy të infketuar janë shtetas të Suedisë kurse tre të tjerë janë me prejardhje nga Ballkani. Ai theksoi se të gjithë pacientët janë shtruar në spital, mirëpo nuk dha informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Prej 146 pasagjerëve, 17 kanë refuzuar të testohen. Autoritetet lokale në Turku kanë bërë të ditur se të të gjithë pasagjerët janë futur në karantinë. Ata njoftuan se institucionet kompetente do të kontrollojnë nëse respektohet karantina, dhe se në rast të shkeljes së masave për izolim vijojnë dënime.

Më parë, autoritetet finlandeze njoftuan se nga fluturimi i ditës së shtunë në relacioni Shkup- Turku, nga 157 pasagjerët 24 rezultuan pozitiv me Covid-19.

Advertisement

Pesë të infektuar me coronavirus nga fluturimi Shkup-Turku i ditës së martë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy