Pesë viktima dhe 175 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara janë bërë 971 teste për Covid-19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 175 raste.

Prej tyre, 131 janë në Shkup, 24 në Kumanovë, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 5 në Tetovë, 2 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Ohër, 2 në Gostivar dhe 2 në Shën Nikollë.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë edhe 5 pacientë: tre nga Shkupi, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Prilepi.

Ndërsa janë regjistruar edhe 18 pacientë të shëruar: 12 në Shkup, 1 në Shtip, 3 në Tetovë dhe 2 në Veles.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 3538, prej të cilëve 1682 janë shëruar, ndërsa 169 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Pesë viktima dhe 175 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy