Tetë viktima dhe 196 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.213 teste, ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-90, Kumanovë-17, Shtip-5, Prilep-1, Tetovë-45, Strugë-8, Veles-1, Manastir-4, Ohër-11, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Pehçevo-2, Sveti Nikollë-1, Resnjë-2.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 11 pacientë të shëruar, nga Shkupi-3, Kumanova-1, Shtipi-2, Prilepi-4, Velesi-1.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se tetë pacientë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi, katër nga Shkupi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari dhe një nga Resnja.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 3.895./Telegrafi/

Tetë viktima dhe 196 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy