Tetë viktima dhe 134 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1173 testime për coronavirus, ndërsa 134 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 97 janë nga Shkupi, 5 nga Kumanova, 11 nga Tetova, 1 nga Prilepi, 3 nga Struga, 1 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 1 nga Kavadari, 2 nga Krusheva, 1 nga Vallandova, 1 nga Kratova, 2 nga Kërçova, 7 nga Resnja dhe 1 nga Negotina.

MSH informon se janë regjistruar edhe tetë viktima, prej të cilëve 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe 1 nga Kumanova.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 34 pacientë të shëruar, prej të cilëve 23 nga Kumanova, 6 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 1 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut arrin në 4289, prej të cilëve 1757 janë shëruar, ndërsa 201 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Tetë viktima dhe 134 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy