Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk e kanë të drejtën e mbrojtjes ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në intervistën e parë për BBC-në britanike u ankua se bullgarët në Maqedoni nuk kanë mbrojtje ligjore.

Ai tha se ende ka probleme për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut.

Ndaj këtyre deklaratave të Petkovit, gazetari u përgjigj se “edhe maqedonasit etnikë nuk i kanë ato të drejta as në Bullgari”, ndërsa kryeministri bullgar nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj vërejtjeje.

“Ne kemi ndryshuar agjendën drejt gjërave të përbashkëta, në krahasim me problemet. Kemi probleme, të harrojmë ato historike për të cilat flitet tani. Ka probleme të tjera që duhet t’i zgjidhim, për shembull bullgarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë të drejtën e mbrojtjes ligjore” tha Petkov.

Advertisement

Ndryshe, pasi u zgjodh kryeministër i Bullgarisë, Petkov realizoi vizitë zyrtare në RMV, ku edhe realizoi takime me krerët shtetëror. Nga këto takime dolën disa marrëveshje, në mesin e të cilave edhe fillimi i linjës ajrore Shkup-Sofje./Telegrafi/

Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk e kanë të drejtën e mbrojtjes ligjore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy