Petrovska – Blaszczak: Maqedonia e Veriut dhe Polonia janë ambicioze në avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Varshavë u takua me homologun e saj polak, ministrin e Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak me të cilin ka biseduar për integrimin evropian të vendit, gjendjen e sigurisë në Evropë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes mes dy vendeve – aleate në NATO.

Petrovska, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, e falënderoi Blaszczak për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Theksoi se integrimet evropiane janë edhe një mënyrë e fuqizimit të unitetit në kontinentin evropian dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Maqedonia e Veriut është demokraci evropiane e cila edhe në periudhën më të vështirë pas agresionit rus ndaj Ukrainës tregoi se në tërësi i respekton dhe i mbështet rregullat dhe parimet ndërkombëtare. Me Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotfuqishme, Bashkimi Evropian do të jetë më i sigurt dhe më i fuqishëm”, tha ministrja në takim.

Petrovska dhe Blaszczak, siç u tha, shprehën vullnetin dhe interesimin e tyre për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes maqedono-polake, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta. Ministrja Petrovska theksoi se stërvitja e përfunduar së fundmi “Anakonda 23” në Poloni, në të cilën morën pjesë oficerë nga Maqedonia e Veriut, është shembull se si mund të zhvillojmë bashkëveprimin në NATO.

Advertisement

“Për sa i përket situatës së sigurisë në kontinent, Petrovska riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë për Ukrainën përmes ndihmës humanitare dhe ushtarake, duke pasur parasysh se Rusia ka shkelur parimet e rendit ndërkombëtar dhe Ukraina ka çdo të drejtë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, thuhet në kumtesë..

Ministri Blaszczak u falënderua për pjesëmarrjen e ministres Petrovska në Forumin e Sigurisë në Varshavë dhe porositi se vendi është i hapur për fuqizim dhe avancim të bashkëpunimit në mbrojtje me Maqedoninë e Veriut si vend anëtar.

Petrovska – Blaszczak: Maqedonia e Veriut dhe Polonia janë ambicioze në avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy