minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Petrovska, Filipçe dhe Despotovski do të paraqesin kandidaturat për kryetar të LSDM-së - Struga.info


Petrovska, Filipçe dhe Despotovski do të paraqesin kandidaturat për kryetar të LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe dhe ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Sllavjanka Petrovska sot pritet të paraqesin kandidaturat për kryetare të LSDM-së.

Drejtori aktual i ZZHTI-it, Jovan Despotovski, poashtu do të paraqesë kandidaturën e tij pas prezantimit të programit të tij sot para mediave.

“Fillim i ri, LSDM e re është programi me të cilin po kërkoj mbështetje për kryetarin e LSDM-së. Fokusi i këtij programi janë njerëzit. Ky program bashkon, jo favorizime, dhe në të cilin do të ketë vend për të gjitha propozimet dhe idetë e njerëzve që do të investojnë sinqerisht në LSDM-në e re për të ndërtuar integritetin dhe për të fituar vendin që meriton”, thuhet në ftesën për konferencën për shtyp të Despotovskit.

Si kandidat i mundshëm për pozitën udhëheqëse në LSDM në media është përmendur edhe drejtori aktual i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar./Telegrafi/

Advertisement

The post Petrovska, Filipçe dhe Despotovski do të paraqesin kandidaturat për kryetar të LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy