Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm, ai është transportuar në Ohër për mjekim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Veljko Vlahovic, afër Xhamisë. Ndërkohë forcat e rendit kanë ndaluar një person si të dyshuar për “vrasje në tentativë”.

“Rreth orës 22:00 në institucionin tonë, me një automjet privat është sjell personi A.I. me një plagë me armë zjarri. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë i plagosuri është transportuar në institucionin më të afërt, përkatësisht në repartin kirurgjikal në Ohër”, tha Baki Alili, drejtor i Spitalit të Dibrës.

Sipas tij, pacienti ishte i vetëdijshëm dhe i kontaktueshëm. Ngjarja u raportua në Departamentin e Punëve të Brendshme, ku ata konfirmuan se një person u ndalua nën dyshimin se ishte autor i veprës penale “vrasje në tentativë”. Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes.

Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy