Planifikimi i zgjuar mund të parandalojë fatkeqësitë dhe katastrofat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Planifikimi i zgjuar mund të parandalojë fatkeqësitë dhe katastrofat

Mijëra hektarë pyje u dogjën nga zjarret që përfshinë vendin gjatë një vale të të nxehtit këtë verë, që solli temperatura mbi mesataren. Dëmi është i madh dhe i vështirë për t’u vënë në vend. Pasojat e zonave pyjore të shkatërruara do të ndihen menjëherë nga të gjithë me valën e parë të ndotjes së ajrit, kurse kjo do të shkaktojë edhe pasoja të tjera mjedisore dhe biologjike.

Kjo nuk është jetë e përditshme vetëm për ne. Zjarre të mëdha kapluan Greqinë dhe Turqinë, ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës befasuan Gjermaninë, Austrinë, Holandën dhe Belgjikën. Askush nuk është imun ndaj ndryshimeve klimatike të cilat në të ardhmen do të bëhen më të theksuara dhe do të shkaktojnë katastrofa më të shpeshta.

Pasojat e fatkeqësive ndihen më së shumti në nivel lokal dhe të parat që goditen janë komunat. Prandaj është e nevojshme që autoritetet lokale të punojnë me zgjuarsi, me përgjegjësi dhe në mënyrë të organizuar për sa i përket kësaj sfide, ndërsa ulja e rrezikut të katastrofave duhet të bëhet pjesë e punës së përditshme të institucioneve.

Advertisement

Përgjigja dhe koordinimi i shpejtë, në kohë dhe efektiv, si dhe përgatitja paraprake, organizimi dhe paralajmërimi në kohë, mund të parandalojnë pjesërisht ose plotësisht shumë humbje. Nevojiten veprime të planifikuara dhe vendimtare nga komunat, shteti por edhe nga qytetarët, të cilët zakonisht janë dëshmitarët e parë të katastrofave natyrore. Në të njëjtën kohë, planifikimi i zgjuar do të mund të ofrojë shërbime të sigurta dhe të shpejta për qytetarët edhe në kushte të paparashikueshme dhe kufizuese.

Planet e menaxhimit komunal duhet të parashikojnë hapat që duhet të ndërmerren për t'u përballur me lloje të ndryshme të skenarëve të krizave dhe të hartohet një plan se si të ulet efekti negativ në popullatë dhe natyrë sa më shumë të jetë e mundur. Qytetarët duhet ta presin dhe ta kërkojnë këtë nga autoritetet lokale.

Zgjedhjet e ardhshme lokale janë një mundësi e mirë për partitë politike që në programet e tyre të përqendrohen në menaxhimin e krizave, mbrojtjen dhe shpëtimin si temë, që duhet të jetë një nga bazat për krijimin e politikave për funksionimin efikas të komunave.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, përmes projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të komunave në Maqedoninë e Veriut për menaxhim me krizat”, ndihmon tetë komuna të zhvillojnë strategji për uljen e rrezikut të katastrofave dhe fatkeqësive. Rezistenca ndaj katastrofave është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo komune.

Advertisement

 

Planifikimi i zgjuar mund të parandalojë fatkeqësitë dhe katastrofat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy