Plevneliev: Po të isha Radev do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë fund negociatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk pret që në qershor të hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jam i sigurt për qershorin. Ne pamë vetëm dy ditë më parë se si Parlamenti Evropian iu drejtua Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pajtim historik bazuar në historinë e përbashkët dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. Kjo është zgjidhja. Kjo referencë për PE-në është vërtet e rëndësishme. Fatkeqësisht, vërej gabime në të dyja anët e kufirit, gjë që nuk më bën optimist se mund të kemi një zgjidhje në qershor.

Këtë e them me shumë keqardhje, sepse mendoj se një zgjidhje mund të ishte gjetur shumë kohë më parë, siç bënë fqinjët tanë grekë”, tha Plevneliev në një intervistë për “TV 24”.

Ai bëri propozimin e tij për një zhbllokim të mundshëm.

Advertisement

“Po të isha në vendin e Rumen Radevit, do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për përfundimin e negociatave, por me garanci se do të ndodhë”, ka shtuar Plevneliev./Telegrafi/

Plevneliev: Po të isha Radev do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë fund negociatave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy