Policia e Gostivarit arreston një person për drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë – Sektori për Punë të Brendshme Gostivar dje në orën 16:30 e privuan nga liria Sh.J. (21) nga fshati Raven i Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Siç njoftoi MPB, pas një urdhri të marrë paraprak, është bërë bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Raven, me ç’rast janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe një peshore digjitale.

Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të shtrohet parashtresë përkatëse.

 

Advertisement

 

Policia e Gostivarit arreston një person për drogë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy