Policia e Maqedonisë konfiskon rreth 100 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka konfiskuar 102 paketime me marihuanë, në kalimin kufitar “Novo Sellë”.

Siç informojnë nga MPB, në dalje të RMV-së, gjatë kontrollit të automjetit transportues “MAN” me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga një shtetas bullgar, janë gjetur 102 paketime me mearihuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.

“Nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme nga liria privuan A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve””.

“Droga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtoria Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurë të mëtejshme dhe personi u arrestua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Në fund nga MPB thonë se me këtë, është parandaluar edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të drogës./Telegrafi/

*Foto: Arkiv

Policia e Maqedonisë konfiskon rreth 100 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy