Maqedoni: Policia konfiskon rreth 4.5 kilogramë heroinë, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e Departamentit për punë kriminalistike, kanë konfiskuar rreth 4.5 kilogramë heroinë, në një aksion të realizuar në Singjelik të Shkupit.

Nga MPB thonë se gjatë aksionit është arrestuar E.M (27), tek i cili edhe janë kryer kontrolle dhe është gjetur droga.

“MPB ka pasur dyshime se E.M merret me shit-blerjen e heroinës dhe kokainës në rajonin e Shkupit dhe në qytete tjera. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe një pistoletë Magnum 357, pistoletë HS dhe paketime me rreth 200 plumba. E.M është arrestuar dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.

Ata në fund shtojnë se do të vazhdojnë me aktivitetet për parandalimin e tregtisë ilegale me drogë, si dhe lloje të tjera të krimit./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Policia konfiskon rreth 4.5 kilogramë heroinë, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy