Policia e Maqedonisë ndërpret transport ndërkombëtar të marihuanës, hetim kundër katër personave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar rreth një denoncimi të parashtruar nga SPB Shtip mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, tre nga të cilët shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope” sipas nenit 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, kumtoi Prokuroria publike.

“Tre të dyshuarit të arrestuar janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Publike – Shkup. Prokurori, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet e parapara në Ligjin për procedurë hetuese, parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së arrestit kundër të gjitha personave të dyshuar. Propozimi u pranua nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Publike Shkup dhe të dyshuarve me Vendim i ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Masa e arrestit është përcaktuar edhe për të dyshuarin e tretë dhe e njëjta do aplikohet pas gjetjes së tij”, thonë nga Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria Themelore informojnë se aksioni është rezultat i shkëmbimit paraprak ndërinstitucional ndërkombëtar i informacioneve të shërbimeve për luftë kundër drogës dhe Sektorit për polici kriminalistike në bashkërendim me prokurorin publik kompetent. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me ndërmarrjen e masave intensive për gjetjen e tani për tani personit të panjohur, i cili me automjet motorik të mallrave është dashur ta ndërmerr drogën narkotike marihuanë nga Shtipi dhe ta bartë deri në Turqi.

Policia e Maqedonisë ndërpret transport ndërkombëtar të marihuanës, hetim kundër katër personave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy