Prokuroria nis procedurë ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për tregti me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike ka urdhëruar procedurë penale ndaj dy personave të dyshuar për “tregti me lëndë narkotike” dhe “përpunim dhe armëmbajtje pa leje”.

Dy banuesit në Shkup të moshës 30 dhe 51 vjeç dyshohen për tregtimin e mbi 150 kilogramëve drogë të llojit marijuahnë, për të cilën ditë më parë policia informoi se është importuar nga Kosova dhe ka pasur për qëllim tregun vendas dhe jo vetëm.

Rreth 150 kilogram drogë janë kapur në veturat e ndaluara nga aksioni policorë në autostradën Shkup-Veles, ndërsa 16 kilogram të tjera janë gjetur në njërën nga adresat e të dyshuarve në Vizbeg, pas bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës.

Policia ka konfiskuar armë zjarri, municion, telefona celularë dhe vetura. Për të dyshuar është kërkuar masa e paraburgimit.

Advertisement

Prokuroria nis procedurë ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për tregti me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy