Policia e Maqedonisë shpëtoi një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policët e Njësisë së Policisë për Intervenim, Departamentit për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup dhe Njësitin për vendosje të shpejtë dje (25.11.2023) kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.

“Fillimisht u raportua se njerëzit kishin ngecur në gondollën e teleferikut, por më pas erdhi rryma dhe njerëzit arritën në majën e Vodnos, por nuk pati mundësi të zbriste për shkak të stuhisë dhe mungesës së energjisë elektrike”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit rreth orës 16:00, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, zbritën në drejtim të Shkupit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Policia e Maqedonisë shpëtoi një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy