Policia e Shkupit shqipton 113 gjoba për kundërvajtjet në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 gjoba prej të cilave 49 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe nëntë për vozitje pa leje”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për përdorim të telefonit, katër masa për mosregjistrim të automjetit, tre masa për kalim në të kuqe dhe 38 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Policia e Shkupit shqipton 113 gjoba për kundërvajtjet në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy