Policia e Tetovës me aksion ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se sot (28 shkurt) nga ora 09:00 deri në ora 15:00 në hapësirën e gjerë Tetovë – Gostivar është kryer kontroll aksionar kundër shoferëve të cilën lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjatë të cilit janë gjobitur gjithsej 77 vozitës (TE-67 dhe GV-10).

“Tre prej tyre (TE) tejkaluan shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar, 9 (TE) dhe 1 (GV) me më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar. Përveç kësaj, janë sanksionuar 34 drejtues automjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e paraparë në vendbanim, si dhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-1 dhe GV-1”).

“Për Drejtuesit e automjeteve që kanë kryer kundërvajtjet u është përgatitur gjobë nga 45 deri në 400 euro, ndërsa atyre që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar për më shumë se 70 apo 50 kilometra në orë, përkohësisht iu hiqet patentë shoferi për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit”.

“SPB Tetovë apelon te drejtuesit e automjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht shenjat e komunikacionit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

Policia e Tetovës me aksion ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy